Implante Dentare

  1. Home
  2. Shërbimet
  3. Implante Dentare

Implante Dentare

Implantet janë zëvendësime të përhershme për rrënjët e dhëmbëve të munguar. Përbëhen nga titani dhe integrohen në kockën e nofullës . Mbi implant vendoset një kurorë që duket dhe funksionon si dhëmb natyral. Janë zgjidhje afatgjatë dhe shmangin nevojën për proteza të lëvizshme. Përmirësojnë funksionin përtypës, të folurit dhe estetikën dentare

FAQS

PYETJE TË SHPESHTA

Klinika jonë ofron një gamë të plotë shërbimesh dentare, duke përfshirë:

  • Stomatologji Konservative (mbushje, trajtime të kariesit dhe infeksioneve dentare)
  • Proteza të Lëvizshme
  • Kurora & Ura Dentare (Zirkon/Porcelan)
  • Trajtime Periodontale
  • Kirurgji Orale
  • Ortodonci (aparat fiks dhe i lëvizshëm, maskerina)
  • Dentistri Pediatrike
  • Zbardhim Profesional
  • Implante Dentare

Po. Klinika Dentare e Universitetit Western Balkans është një klinikë universitare ku studentët e trajnohen përmes praktikës klinike direkte me pacientë real. Të gjitha procedurat e kryera nga studentët realizohen nën mbikëqyrjen e ngushtë të pedagogëve dhe mjekëve specialistë me përvojë, duke garantuar cilësi të lartë dhe siguri të plotë për pacientin. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të përfituar shërbime cilësore me çmime të reduktuara ose falas, duke kontribuar njëkohësisht në formimin profesional të brezit të ri të dentistëve.

  • Kontrolli i përgjithshëm dentar
  • Planifikimi i trajtimit
  • Mbushjet, heqjet dhe trajtimi i dhëmbëve me infeksion, nëse kryhen nga studentët, ofrohen falas.
  • Protezat e lëvizshme, urat dhe kurorat dentare, nëse trajtimi kryhet nga studentët, paguhet vetëm kostoja laboratorike.

Mjafton të rezervoni një takim përmes telefonit, faqes sonë ose rrjeteve sociale.  Mund të kërkohet karta e identitetit dhe dokumentacion mjekësor shtesë (analiza, radiografi, etj.).

Po. Klinika jonë ofron shërbim të menjëhershëm për emergjenca dentare.

Rekomandojmë  kontroll çdo 6 muaj, edhe në mungesë simptomash. Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve dhe mbajtjen e një shëndeti oral optimal.

Po. Klinika Dentare e Universitetit Western Balkans ofron trajtime nga mjekë stomatologë të specializuar, me përvojë të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare.