Ky shërbim fokusohet në ruajtjen e dhëmbëve natyral duke trajtuar kariesin dhe dëmtimet e tjera të indeve dentare. Mbushjet dentare përdoren për të rikthyer funksionin dhe estetikën e dhëmbit. Përdoren materiale të avancuara dhe të qëndrueshëm si kompoziti. Trajtimi përfshin gjithashtu menaxhimin e infeksioneve dentare dhe trajtime kanalare. Qëllimi është të shmanget heqja e dhëmbit dhe të ruhet shëndeti i përgjithshëm oral.
Klinika jonë ofron një gamë të plotë shërbimesh dentare, duke përfshirë:
Po. Klinika Dentare e Universitetit Western Balkans është një klinikë universitare ku studentët e trajnohen përmes praktikës klinike direkte me pacientë real. Të gjitha procedurat e kryera nga studentët realizohen nën mbikëqyrjen e ngushtë të pedagogëve dhe mjekëve specialistë me përvojë, duke garantuar cilësi të lartë dhe siguri të plotë për pacientin. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të përfituar shërbime cilësore me çmime të reduktuara ose falas, duke kontribuar njëkohësisht në formimin profesional të brezit të ri të dentistëve.
Mjafton të rezervoni një takim përmes telefonit, faqes sonë ose rrjeteve sociale. Mund të kërkohet karta e identitetit dhe dokumentacion mjekësor shtesë (analiza, radiografi, etj.).
Po. Klinika jonë ofron shërbim të menjëhershëm për emergjenca dentare.
Rekomandojmë kontroll çdo 6 muaj, edhe në mungesë simptomash. Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve dhe mbajtjen e një shëndeti oral optimal.
Po. Klinika Dentare e Universitetit Western Balkans ofron trajtime nga mjekë stomatologë të specializuar, me përvojë të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kujdesemi për buzëqeshjen tuaj
Copyright © 2025 | Western Balkans University